E Diel, 1 Nëntor 2026

LSI,Meta: Në 28 qershor,sondazhet do hidhen në plehra

Kreu i LSI, Ilir Meta ka deklaruar dyshimin e tij në lidhje me vërtetësinë e sondazheve të publikuara së fundmi në mediat vendase, për fituesin e zgjedhjeve të 28 qershorit. Meta ka theksuar se LSI do të dalë forcë e parë në zgjedhje. 

TIRANE- Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka shprehur dyshimin e tij në lidhje me rezultatet e sondazheve të publikuara në media, për fituesin e ardhshëm të zgjedhjeve në vend.
Meta ka deklaruar se Shqipëria po bëhet gati për një ndryshim të madh, për tu ndarë me politikën e vjetër të dy lidershipëve të korruptuar.
“As sondazhi i Gani Bobit dhe as sondazhi i Gani Zgobit nuk e ndalojnë dot dhe nuk e pengojnë dot këtë ndryshim të jashtëzakonshëm që po ndodh në Shqipëri çdo ditë”-ka thënë Meta për gazetarët.
Ndër të tjera, kreu i LSI ka theksuar se 28 qershori do të jetë dita kur këto sondazhe do të përfundojnë në koshin e plehrave dhe Lëvizja Socialiste për Integrim do të dalë forcë e parë politike.
(e.n/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›