E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tragjedia e Gërdecit, ja çfarë ndodhi 11 muaj me parë

Ajo se çfarë ndodhi vetëm 11 muaj më parë, në 15 mars të vitit 2008, ishe një shpërthim i mijëra municioneve luftarake në Gërdec të Tiranës. Ky shpërthim shkaktoi 26 viktima, 300 të plagosur si dhe qindra banesa të dëmtuara. 

GËRDECI- Të shtunën e 15 marsit të një viti më parë pas disa shpërthimeve të një pas njëshme në fshatin Gërdec të rrethit të Tiranës një shpërthim 10 fish më i fuqishëm se të parat do të shkaktonte një tragjedi njerëzore megjithëse 26 të vdekur dhe 300 të plagosur. Ngjarja e cila ndodhi në mesditën e 15 marsit 2008 dhe që u përcoll me shumë shqetësim e dhimbje nga të gjithë qytetarët shqiptarë nxori në pah një nga aferat më të mëdha korruptive të qeverisë shqiptare.
Në kushte aspak ideale burra, gra dhe fëmijë çmontonin fishekë dhe predha të artilerisë nga më të lehtat deri tek më të rëndat, e gjitha kjo veprimtari kryhej në fabrikën e demontimit në Gërdec. Bilanci i të vdekurve u bë evident vetëm disa ditë pas tragjedisë, kur disa nga të plagosurit rëndë dhanë shpirt në spitalet italiane ku ishin nisur për tu kuruar. Gjithsej 26 viktima nga tragjedia e rëndë, rreth 300 persona të plagosur, qindra shtëpi të shkatërruara dhe një dosje voluminoze për tu hetuar nga institucioni i Prokurorisë së Përgjithshme. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›