Mali i Dajtit mbulohet nga bora, tërheq kryeqytetasit
Si pasojë e temperaturave të ulta që kanë përfshirë vendin duket se as Tirana nuk është përjashtuar nga to. Mali i Dajtit është përfshirë nga dëbora gjë e cila ka tërhequr shumë banorë të kryeqytetit për të shijuar këtë fenomen që nuk ndodh shpesh.
TIRANE- Temperaturat e ulta që kanë përfshirë vendin kanë rikthyer reshjet e dëborës shumë pranë kryeqytetit. Në malin e Dajtit edhe pse në trashësi jo aq sa në qytetet veriore, reshjet e borës që kanë rënë gjatë 24 orëve kanë krijuar shtresë të konsiderueshme, çka ka shtyrë banorët e Tiranës të vërshojnë drejt Dajtit. Duke qenë shumë pak kilometra larg kryeqytetit, dhjetëra banorë kanë udhëtuar drejt Dajtit për të bërë disa foto në dëborë apo dhe për të drekuar në lokalet e kësaj zone. Aksi rrugor nga Tirana në Dajt nuk paraqitet problematik, ndërsa automjetet qarkullojnë pa zinxhirë. Dëbora e rënë në Dajt duket se do rezistojë dhe për disa ditë të tjera për shkak të temperaturave të ulta që kanë përfshiëe vendin dhe kryeqytetin. (a.r/news24/balkanweb)