E Shtunë, 31 Tetor 2026

PSG, 18 milionë për Lichtsteiner

Paris Saint-Germain është i gatshëm t’ia paguajë Juventusit 18 milionë euro për mbrojtësin e djathtë Stephan Lichtsteiner, shkruan e përditshmja Goal.com.

Gjiganti nga Ligue 1 është i vendosur ta angazhojë një lojtar kualitativ në këtë pozitë. Pasi dështoi ta marrë Anthony Reveillere, që nuk i kaloi vizitat mjekësore, klubi i sheikëve arabë ia ka mësyrë përfaqësuesit zviceran.

28 vjeçari u bë lojtar i rëndësishëm i Bianconerëve që kur iu bashkua atyre nga Lazio në verën e vitit 2011. Oferta e majme prej 18 milionë eurove mund ta bind Juven që ta lë të largohet mbrojtësin e djathtë, i cili mund t’i kryejë shumë punë PSG-së.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›