Theret me thikë

Hendbollisti i ekipit kadet të Drenicës, 17 vjeçari Shpëtim Mehmeti e ka përjetuar një tmerr të enjten mbrëma në kryeqytet. Mehmeti është rrahur dhe therur me thikë katër herë në shpinë.
Rasti ka ndodhur para Pallatit të Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë, menjëherë pas ndeshjes së kadetëve ndërmjet Drenicës dhe Prishtinës, në të cilën ka fituar ekipi kryeqytetas.
Trajneri i ekipit kadet të Drenicës, Çerkin Morina, i cili e kishte shoqëruar Mehmetin në spital për të marrë tretman mjekësor pas plagëve, thotë se lojtari i tij është rrahur e therur me thikë nga hendbollistët e rinj të Prishtinës. Mirëpo, Morina ende nuk i di arsyet si ka ardhur deri te therja e Mehmetit.
“Loja në parket ka qenë fer dhe korrekte. Pas ndeshjes, Shpëtimi ka dalë në një shitore për të blerë ndonjë pije. Duke u ngjitur shkallëve të Pallatit, për ta përcjellë më pas nga tribuna ndeshjen e seniorëve, Shpëtimi është rrahur me mjete të forta nga rreth dhjetë hendbollistë kadetë të Prishtinës. Më pas, ai është therur me thikë katër herë në shpinë”, rrëfeu Morina për Express.
“Falë intervenimit të shpejtë të policisë dhe ndihmës së shpejtë të mjekëve, Shpëtimi i ka shpëtuar më të keqes. E kemi dërguar në spital, ku është qepur nga plagët e marra, derisa policia ua ka marrë librezat lojtarëve kadetë të Prishtinës”, theksoi Morina.
Ai u shpreh të jetë i zhgënjyer për faktin se asnjë zyrtar i Prishtinës nuk është interesuar se a është përmirësuar gjendja e Mehmetit pas plagëve të marra.
Ky rast është konfirmuar edhe nga Policisë e Kosovës. Në raportin e këtyre të fundit thuhet se ende nuk ka të arrestuar pas kësaj ngjarjeje.
“Në rrugën ‘Luan Haradinaj’, pas një përleshjeje mes dy të rinjve, i dyshuari mashkull K/Shqiptar e ka therur me thike viktimën mashkull K/Shqiptar, ku si pasojë viktima merr lëndime trupore dhe është dërguar në Qendrën Klinike Universitare dhe pas tretmanit mjekësor, ai është liruar. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në raportin e policisë.
Në anën tjetër, drejtori sportiv i Prishtinës, Krenar Çela, thotë se klubi i tij distancohet nga ky rast. Ai paralajmëroi se nëse policia konfirmon se Mehmeti është therur nga ndonjë lojtar i Prishtinës, atëherë klubi bardh e kaltër do ta përjashtojë.
“Rasti është duke u hetuar nga policia dhe duhet të presim raportin e policisë. Ne kemi bashkëpunim të ngushtë me policinë në zbardhjen e këtij rasti. Klubi i Prishtinës distancohet nga ky rast dhe i urojmë shërim sa më të shpejtë Shpëtim Mehmetit. Nëse del se ndonjë lojtari i yni ka gisht në këtë rast, ne do ta përjashtojmë atë nga ekipi”, tha Çela për Express,
Sipas Çelës, klubi bardh e kaltër tradicionalisht ka pasur marrëdhënie të mira me Drenicën dhe se raportet e mira mes të dyja palëve do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.
Shpëtim Mehmeti vlerësohet si talent i hendbollit kosovar dhe është njëri prej kandidatëve që shpejt pritet të bëhet pjesë e përfaqësueses së Kosovës për kadetë.
Ky nuk është rasti i parë që te të rinjtë ndodhin kësi ngjarjesh. Para disa javëve edhe një basketbollist junior i Pejës ishte therur me thikës në kryeqytet pas ndeshjes me Sigal Prishtinën.