E Shtunë, 31 Tetor 2026

PSG, gati një superkontratë për Ibrën

Francezët e PSG pritet që t’i ofrojnë sulmuesit të tyre kryesor, Zllatan Ibrahimoviç, zgjatjen e kontratës edhe për dy vjet. Sipas mediave franceze, nga zgjatja e kontratës, suedezi do të përfitojë edhe një rritje të ndjeshme rroge. Kështu, ai do të përfitojë 15 milion euro në sezon.

Kontrata e Ibrës me PSG përfundon në vitin 2015, por duke parë rëndësinë e tij në ekip, drejtuesit e ekipit kryeqytetas kanë vendosur që të rinovojnë me të deri në vitin 2017.

Vetë suedezi është dakord për rinovimin, pasi në deklaratat e fundit për mediat, ka bërë me dije se nuk ka ndërmend që të largohet nga PSG./indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›