E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekskluzive: Trajneri i famshëm, të dielën në Kosovë

Trajneri i famshëm evropian, gjermani Otto Rehhagel do të jetë të dielën në Kosovë. Ish kampioni i Evropës me përfaqësuesen e Greqisë e ka konfirmuar lajmin para pak minutash për "Indeksonline" se këtë të diel do ti bëjë një vizitë vendit tonë.

Ish trajneri i Bayern Munchen, Borusia Dortmundit, Herthës dhe disa skuadrave tjera do të bëjë vizitën e parë në Kosovë.

Rehhagel do të jetë të dielën në Prizren ku do të shikoi nga afër një ndeshje miqësore mes klubit Liria dhe komandës së KFOR-it gjerman në Prizren.

Trajneri 75 vjeçar gjerman u bë shumë i famshëm në botën e futbollit kur arriti të shpallë Greqinë kampione të Evropës në vitin 2004./Indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›