E Shtunë, 31 Tetor 2026

4700 asteroid, rrezik potencial për Tokën

Ata janë 4700 dhe përbëjnë një rrezik potencial për tokën. Bëhet fjalë pikërisht për të ashtuquajturit asteroidet ‘Pha’ (Potentially Hazardous Asteroids), ose e thënë ndryshe asteroidet që mund të godasin tokën.

Shumica e tyre rezulton të jenë me përbërje shkëmbore dhe në rast se do të ndodhte një rënie e mundshme e tyre, do të kishte mundësi të mjaftueshme që të shkaktonin dëme serioze.

“Ne jemi duke i vëzhguar me shumë kujdes”, ka shpjeguar Amy Mainzer, një astronom në laboratorin ‘Jet Propulsion’ të NASA-s.

NASA ka qenë në gjendje që t’i numërojë asteroidet përmes regjistrimit të parë të kryer nga misioni hapësinor satelitor i quajtur “Wise”, i cili filloi më 14 dhjetor 2009 dhe përfundoi më 17 shkurt 2011.

‘Pha’ bëhen potencialisht të rrezikshme kur orbitat e tyre të pazakonshme arrijë në një distancë më pak se 8 milionë kilometra nga toka. Këta asteroid gjithashtu kanë një dimension më të madh se njëqind metra, çka do të lejonte që ata t’u mbijetojnë ndikimit të atmosferës gjatë rënies së tyre, duke pasur mundësi kështu që të arrijnë të godasin planetin tonë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›