PSG kërkon Beckhamin

Nga Express më 16 shtator 2011 në ora 13:21
Drejtori sportiv i Paris Saint-Germain Leonardo ka bërë të ditur se dëshiron të transferon mesfushorin e Los Angeles Galaxy, David Beckham.
“Kam punuar me të në Milan (ku Beckham 36 vjeq ishte huazuar nga LA Galaxy) dhe kemi krijuar marrëdhënie të mira. Ai është më tepër se një futbollist, por kur e shihni çdo ditë në stërvitje, ai ende luan si fëmijë. Ai është person të cilin e adhuroj shumë, vlerat e tij dhe gjithçka që ka bërë për futbollin” tha Leonardo për BBC Sport.
I pyetur rreth paraqitjes së një oferte për Beckhamin, Leonardo tha : “Dera është e hapur, gjithmonë do ta konsideroja”.