E Shtunë, 31 Tetor 2026

Unaza e Madhe e Tiranes po merr formen e saj te plote

Ridefiniturat e fundit nga ana e kompanisë ndërtuese dhe segmenti rrugor 2,8 km i gjatë dhe me kosto 1,9 miliardë lekë nga Sauku deri në rrethrrotullimin e qendrës tregtare TEG përfundon.
Është bërë vijëzimi i korsive si dhe mbjellja me gjelbërim e trafikndarëses.
Ministri i Transporteve dhe Punëve Publike Sokol Olldashi ka inspektuar këtë pjesë të autostradës që është pjesë e Unazës së Madhe të Tiranës.
“Kjo është një rrugë që ka parametra shumë të lartë duke qenë se është një rrugë që është vërtetë tranzit, por që duke qenë edhe një unazë që është brenda kryeqytetit të vendit, këtu janë mbajtur standardet më të larta qoftë në projektim, qoftë në ndërtim”- u shpreh Olldashi.
Mjë tjetër projekt është drejt përfundimit, segmenti nga Sauku drejt Liqenit Artificial, ndërkohë që sipas ministrit Olldashi kanë përfunduar procedurat dhe brenda këtyre javëve do të nisin punimet reale të segmentit nga shkolla Teknologjike deri tek qendra Kristal.
Unaza e Madhe e Tiranës po merr formën e saj të plotë me ndërtimin e 9,2 km e tjerë.
“Nga ana tjetër ne po fillojmë të punojmë konkretisht 9 km të tjera të unazës së madhe të tiranës nga teg deri në urën e brarit, aty ku unaza e madhe do të kryqëzohet me dy projekte të rëndësishme; atë të rrugës së Arbrit dhe atë të nisur nga bashkia që ka të bëjë me bulevardin përgjatë lumit të lanës dhe që zbret nga ura e Brarit deri në Kamëz”- theksoi ai.

Ky segment kap vlerën e 60 milionë eurove.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›