E Shtunë, 31 Tetor 2026

PSG qan golin e Canës në 2005

Olimpik Marseja dhe Lorik Cana duhet ta harrojnë sa më shpejt humbjen në Ligën e Kampioneve ndaj PSV Einhovenit (2-0).

Kapitenin shqiptar i Marsejës e pret një ndeshje me aromë speciale për të si futbollist.

Këtë fundjavë, skuadra marsejeze do të luajë kundër ish-skuadrës së tij, Paris Sën Zhermenit, atje ku dhe Cana “zbuloi” botën e futbollit profesionist, e ku për gati 3 vjet luajti bashkë edhe me një nga emrat më të mëdhenj të futbollit botëror, brazilianin Ronaldinjo.

Mediat franceze kanë nisur punën për të nxitur atmosferën e klasikes transalpine. Një kujtim i bukur e lidh Canën me këtë sfidë: gol i jashtëzakonshëm me kokë kryeqytetasve, në fitoren 1-0, më 16 tetor 2005.

Tifozët e PGS-së reagojnë në “allpsg.fr”: “Kurrë nuk duhej ta lejonim që ai (Cana) të ikte tek armiku i përjetshëm. Ishte një gol i karikuar me inat”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›