UEFA, fitojne italianet

5 minuta me pas Gatuzo dyfishon rezultatin duke mbyllur pjesen e pare ne 2-0. Me fillimin e se dytes Herenveni perpiqet, por ka qene i pafuqishem te finalizonte ato pak aksione, nderkohe qe Inzagi serish perfiton nga nje pakujdesi e mbrojtjes se skuadres holandeze per te shenuar edhe golin e trete. I vetmi rast per t’u shenuar per Herenvenin ka qene goditja e mrekullueshme e 11-metershit nga Pranjic i cili shenon golin e vetem per vendasit.
Edhe Shalke ka fituar 3-1 me Paris SG. Ne minuten e 12 ka qene nje autogol qe kalon ne avantazh gjermanet, nderkohe Kuranji dyfishon. Ne pjesen e dyte turku Altintop shenon golin e trete per Shalken, ndersa per francezet i vetmi gol qe ishte thjesht per statistik shenohet nga Shantome.
Nderkohe Udineze mund 2-0 anglezet e Totenhemit, Sampdoria fiton ndaj Partizanit ne Beograd dhe Gallatasarai fiton 1-0 me Olimpiakosin.