E Diel, 1 Nëntor 2026

PSG shpallet automatikisht kampion në Francë pas 19 vitesh

Paris Saint-Germaini ka siguruar pikët e nevojshme që të shpallet matematikisht kampion i Francës për sezonin 2012/2013.

Klubi kryeqytetas shënoi një fitore të rëndësishme 1-0  në transfertë ndaj Olympik Lon në Sta de Zherland, për t’u shkëputur nga vendi i dytë dhe për të siguruar automatikisht titullin në Ligën e parë transalpine .

Heroi i sfidës ishte Jeremy Menez, i cili shënoi golin me vlerën tri pikë, në minutat e para të pjesës së dytë.

Ky është titulli i tretë në histori të klubit dhe vjen pas 19 vitesh, pasi herën e fundit PSG e ka fituar titullin në sezonin 1993/94.

Lyoni, nga ana tjetër, ende nuk e ka të sigurt vendin që dërgon në Ligën e Kampionëve, pasi ka vetëm tri pikë më shumë se Lille, ndërsa kanë mbetur edhe dy javë për t’u luajtur. Ndërsa Olimpiku i Marsejës ka siguruar vendin e dytë në renditje pas fitores 2-1 në shtëpi ndaj skuadrës së Tolusë. Marsejezët janë tashmë automatikisht nënkampionët e Francës dy javë para përfundimit të kampionatit.

Në javën e 36-të Ligës së parë franceze u shënuan këto rezultate:

Lilë – Reaims 3-0

Ajasio – Troua 0-1

Bastia – Monpelie  3-1

Bordo – Nensi 3-2

Brest – Sosho 0-2

Valensien – Renne 4-1

Lorient – Sent Etienn 3-1

Evian -Nice 4-0

Dhe supersfida Lion – PSG 0-1

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›