E Shtunë, 31 Tetor 2026

PSG trajneri media kritikon Leonardon


Paris Sën Zhermen vihet në qendër të kritikave të medias franceze dhe shkak për këtë u bë pikërisht Drejtori Sportiv i klubit, Leonardo.

Është e përditshmja ‘Le Parisien’ që lëshon akuza të ashpra në drejtim të brazilianit, pasi ky i fundit nuk arriti të adnministrojë mirë cështjen e trajnerit të skuadrës.

Kohët e fundit në vendin transalpin u përfol shumë për ardhjen e mundshme të Karlo Ançelotit, kur nuk ishte i qartë pozicioni i trajnerit aktual Kombuarè. Sipas ‘Le Parisien’, Leonardo me dëshirën e tij për të sjellë në kryeqytetin francez Ancelotin, diskreditoi Kombuarè, në një moment kur në Ligë 1, Paris Sën Zhermen po ecën shumë mirë pasi është ne krye të renditjes.

Ky episod duket se ka dëmtuar disi imazhin e klubit, ndërkohë që duhet parë se si mund të ndikojë në të ardhmen e trajnerit dhe rendimentit të futbollistëve të skuadrës pariziene.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Tevez larg Man. City
Raportet e tensionuara mes Karlos Tevez dhe Mançester Sitit favorizojnë jo pak klubet italiane që janë vënë në ndjekje të sulmuesit argjentinas. Futbollisti 27 vjecar qëndroi në Buenos Aires pa miratimin e drejtuesve të skuadrës angleze dhe sipas medias vendase nuk ka ndërmend të kthehet më në Angli, gjë që e pën të paevitueshëm vendosjen e tij në merkaton e transferimeve të muajit janar.
Platini këmbëngul për “fair play” financiar
Mishel Platinì këmbëngul për ekzekutimin e “Fair Play” financiar. Në një ceremoni ku presidenti i UEFA mori cmimin ‘Il bello del Calcio’ në nder të Xhakinto Faketit, ai deklaroi se nuk duhet që klubet europiane të kenë humbje financiare të mëdha. Rinovimi, Guardiola vendos në 2012-n
Pep Guardiola do të bëjë të ditur vendimin për të qëndrimin ose jo te Barcelona vetëm në muajin janar. Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja spanjolle ‘El Mundo Deportivo’ sipas së cilës, trajneri katalanas nuk do të flasë për këtë cështje përpara vitit 2012. Real Madrid, skuadra me më shumë të ardhura
Reali i Madridit është skuadra që siguron më shumë të ardhura në krahasim me klubet e tjera të mëdha në Europë. Sipas asaj që publikohet te e përditshmja italiane ‘La gazzetta Dello Sport’, klubi madrilen vetëm për sezonin 2010/2011 ka regjistruar 480 milionë Euro të ardhura, ndërkohë që bilanci financiar është pozitiv me fitime 32 milionë euro.
Gjermania, Bierhoff pret fitore ndaj Hollandës
Drejtori sportiv i kombëtares gjermane të futbollit, Oliver Bierhoff, ka besim se Gjermania do të mbyllë vitin me një fitore dhe me lojë të bukur kur të ndeshet të martën ndaj Hollandës në një ndeshje miqësore.

Lajmet kryesore

Prishet "magjia" e politikës
Mazhorancë-opozitë, pakt për t'i dhënë fund krizës 2-vjeçare
2013, anglishtja provim mature
Greqi, kapet banda e trafikantëve
Blair: Kolapsi i euros, katastrofik për botën
Engel: Të zgjidhet sa më shpejt cështja e veriut

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›