Rinovimi Guardiola vendos ne 2012-n

Pep Guardiola do të bëjë të ditur vendimin për të qëndrimin ose jo te Barcelona vetëm në muajin janar. Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja spanjolle ‘El Mundo Deportivo’ sipas së cilës, trajneri katalanas nuk do të flasë për këtë cështje përpara vitit 2012.
Tashmë dihet se Guardiola lidhet me Barcelonën me kontrata 1 vjecare ku ekziston një klauzolë që i jep atij liri të plotë për të zgjedhur nëse do të qëndrojë në pankinë apo jo. Kushti në këtë pikë është që ai ta deklarojë vendimin disa muaj përpara përfundimit të saj.
Ky kusht u vendos nga ana e drejtuesve të Barcelonës me synimin që ata të kenë kohë të mjaftueshme për të gjetur zëvendësuesin e 40 vjecarit, në rast se ai vendos të largohet nga skuadra katalanase.
Megjithatë për momentin një gjë e tillë duket e vështirë për t’u menduar aq më tepër që në dhjetor Barcelona do të shkojë në Japoni për Botërorin e Klubeve.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Tevez larg Man. City
Raportet e tensionuara mes Karlos Tevez dhe Mançester Sitit favorizojnë jo pak klubet italiane që janë vënë në ndjekje të sulmuesit argjentinas. Futbollisti 27 vjecar qëndroi në Buenos Aires pa miratimin e drejtuesve të skuadrës angleze dhe sipas medias vendase nuk ka ndërmend të kthehet më në Angli, gjë që e pën të paevitueshëm vendosjen e tij në merkaton e transferimeve të muajit janar.
Platini këmbëngul për “fair play” financiar
Mishel Platinì këmbëngul për ekzekutimin e “Fair Play” financiar. Në një ceremoni ku presidenti i UEFA mori cmimin ‘Il bello del Calcio’ në nder të Xhakinto Faketit, ai deklaroi se nuk duhet që klubet europiane të kenë humbje financiare të mëdha. PSG, “trajneri” , media kritikon Leonardon
Paris Sën Zhermen vihet në qendër të kritikave të medias franceze dhe shkak për këtë u bë pikërisht Drejtori Sportiv i klubit, Leonardo. Real Madrid, skuadra me më shumë të ardhura
Reali i Madridit është skuadra që siguron më shumë të ardhura në krahasim me klubet e tjera të mëdha në Europë. Sipas asaj që publikohet te e përditshmja italiane ‘La gazzetta Dello Sport’, klubi madrilen vetëm për sezonin 2010/2011 ka regjistruar 480 milionë Euro të ardhura, ndërkohë që bilanci financiar është pozitiv me fitime 32 milionë euro.
Gjermania, Bierhoff pret fitore ndaj Hollandës
Drejtori sportiv i kombëtares gjermane të futbollit, Oliver Bierhoff, ka besim se Gjermania do të mbyllë vitin me një fitore dhe me lojë të bukur kur të ndeshet të martën ndaj Hollandës në një ndeshje miqësore.
Lajmet kryesore
Prishet "magjia" e politikës
Mazhorancë-opozitë, pakt për t'i dhënë fund krizës 2-vjeçare
2013, anglishtja provim mature
Greqi, kapet banda e trafikantëve
Blair: Kolapsi i euros, katastrofik për botën
Engel: Të zgjidhet sa më shpejt cështja e veriut