E Diel, 1 Nëntor 2026

Real Madrid skuadra me me shume te ardhura


Reali i Madridit është skuadra që siguron më shumë të ardhura në krahasim me klubet e tjera të mëdha në Europë. Sipas asaj që publikohet te e përditshmja italiane ‘La gazzetta Dello Sport’, klubi madrilen vetëm për sezonin 2010/2011 ka regjistruar 480 milionë Euro të ardhura, ndërkohë që bilanci financiar është pozitiv me fitime 32 milionë euro.

Në vendin e dytë në këtë renditje të vecantë qëndron rivali historik i klubit merenges, Barcelona me të ardhura 447 milionë Euro, ndërkohë që humbjet në bilanc ishin vetëm 9 milionë Euro. Plotëson podiumin financiar, Mancester Junajtid me 367 milionë euro të ardhura .

Shumë pas gjenden 3 skuadrat italiane Milan, Inter dhe Juventusi. Sipas asaj që publikohet te ‘La Gazzetta Dello Sport’, kuqezinjtë kanë regjistruar të ardhura prej 228 milionë euro, Interi ka të ardhura 217 milionë euro, ndërsa Juve 154 milionë euro.

Ajo që të bën përshtypje është se skuadrat italiane kanë nivelin më të lartë të humbjeve në bilanc. Kështu humbjet e Milanit arrijnë 70 milionë Euro, Interi ka 87 milionë euro humbje, ndërsa Juventus 95 milionë.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Tevez larg Man. City
Raportet e tensionuara mes Karlos Tevez dhe Mançester Sitit favorizojnë jo pak klubet italiane që janë vënë në ndjekje të sulmuesit argjentinas. Futbollisti 27 vjecar qëndroi në Buenos Aires pa miratimin e drejtuesve të skuadrës angleze dhe sipas medias vendase nuk ka ndërmend të kthehet më në Angli, gjë që e pën të paevitueshëm vendosjen e tij në merkaton e transferimeve të muajit janar.
Platini këmbëngul për “fair play” financiar
Mishel Platinì këmbëngul për ekzekutimin e “Fair Play” financiar. Në një ceremoni ku presidenti i UEFA mori cmimin ‘Il bello del Calcio’ në nder të Xhakinto Faketit, ai deklaroi se nuk duhet që klubet europiane të kenë humbje financiare të mëdha. PSG, “trajneri” , media kritikon Leonardon
Paris Sën Zhermen vihet në qendër të kritikave të medias franceze dhe shkak për këtë u bë pikërisht Drejtori Sportiv i klubit, Leonardo. Rinovimi, Guardiola vendos në 2012-n
Pep Guardiola do të bëjë të ditur vendimin për të qëndrimin ose jo te Barcelona vetëm në muajin janar. Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja spanjolle ‘El Mundo Deportivo’ sipas së cilës, trajneri katalanas nuk do të flasë për këtë cështje përpara vitit 2012. Gjermania, Bierhoff pret fitore ndaj Hollandës
Drejtori sportiv i kombëtares gjermane të futbollit, Oliver Bierhoff, ka besim se Gjermania do të mbyllë vitin me një fitore dhe me lojë të bukur kur të ndeshet të martën ndaj Hollandës në një ndeshje miqësore.

Lajmet kryesore

Prishet "magjia" e politikës
Mazhorancë-opozitë, pakt për t'i dhënë fund krizës 2-vjeçare
2013, anglishtja provim mature
Greqi, kapet banda e trafikantëve
Blair: Kolapsi i euros, katastrofik për botën
Engel: Të zgjidhet sa më shpejt cështja e veriut

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›