E Shtunë, 31 Tetor 2026

Limaj gjyqtari refuzon shtyrjen e procesit


Ka vazhduar të hënën seanca gjyqësore kundër deputetit Fatmir Limaj dhe nëntë ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, lidhur me aktakuzën e ngritur nga EULEX-i, për krime lufte kundër popullatës civile në fshatin Kleckë.

Pjesa e parë e seancës së sotme u zhvillua duke trajtuar kërkesën e palës mbrojtëse për shtyrjen e këtij procesi deri në muajt e parë të vitit të ardhshëm.

Por prokurori i cështjes, Mauricio Slustor ka deklaruar se nuk ka asnjë arsye që procesi të shtyhet.

Ndërsa pala mbrojtëse ka kundërshtuar vazhdimin e seancës me pretendimin se më parë duhen dëgjuar të gjitha dëshmitë e dëshmitarit kyc të këtij procesi, Gjyqi i LimajtNis gjyqi kundër Fatmir Limajt “Top Story”, krimet e luftës në Kosovë Agim Zogaj, i njohur si dëshmitari X.

Zogaj u gjet i vdekur në Gjermani, më 28 shtator të këtij viti. Pala mbrojtëse të premten e kaluar kërkoi nga paneli i gjyqtarëve që prokurori Salustro të përjashtohej nga kjo cështje, pasi sipas tyre vetë dëshmitari X ka deklaruar në disa dëshmi se është kërcënuar nga prokurori.

Por, gjykatësi Johnathan Welford Carroll ka deklaruar sot se kërkesa për largimin e prokurorit Salustro duhet t’i bëhet kryeprokurorit të EULEX-it. Krimet kundër popullsisë civile dhe robërve të luftës dyshohet të jenë kryer nga fillimi i vitit 1999 deri në mesin e qershorit të të njëjtit vit.

Në shënjestër kanë qenë civilë serbë dhe shqiptarë, si dhe pjesëtarë të burgosur të ushtrisë dhe policisë serbe, të mbajtur në një qendër të improvizuar paraburgimi nga UCK-ja, e cila ndodhej në fshatin Kleckë.

Zoti Limaj në këtë proces nuk gëzon imunitetin e tij të deputetit, për shkak të vendimit të Gjykatës Kushtetuese më 20 shtator, që të gjithë ligjvënësit s’kanë imunitet për vepra penale të kryera jashtë fushës së tyre.

Vetë Limaj ndodhet në arrest shtëpie, ndërsa katër prej të pandehurve të tjerë, gjykata e qarkut në Prishtinë u zgjati në shtator paraburgimin edhe për 2 muaj.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Krasniqi: Paktet për kufijtë, në Kuvend
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka deklaruar se të gjitha marrëveshjet që kanë të bëjnë me kufijtë e Kosovës duhet të ratifikohen në Kuvend. Teodosje: Policia e Kosovës, korrekte
Peshkopi serb për Rashkën dhe Prizrenin, Teodosje ka deklaruar se marrëdhëniet mes Kishës Ortodokse dhe Policisë së Kosovës janë mjaft korrekte. Engel: Të zgjidhet sa më shpejt cështja e veriut
Njëri ndër avokatët e pavarësisë së Kosovës në SHBA, kongresisti Eliot Engel, sërish ngre zërin për shtetin e ri, por në këtë rast për veriun e tij, i cili vazhdon të prodhojë tensione dhe të jetë i pakontrollueshëm nga Qeveria e Prishtinës. Turqia, ndërmjetëse për Kosovën
Turqia duket gjithmonë e më e vendosur për të forcuar ndikimin e saj në Ballkan dhe në vendet e ish-Jugosllavisë, ndërsa shefi i diplomacisë së Ankarasë, Ahmet Davutogllu, ka mbërritur për bisedime në Beograd.
Thaçi: Nuk ka një datë për zgjedhjet
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, iu rikthye çështjes së zgjedhjeve presidenciale në një fjalim të mbajtur përpara simpatizantëve në përvjetorin e themelimit të partisë, ditën e shtunë.

Lajmet kryesore

Prishet "magjia" e politikës
Mazhorancë-opozitë, pakt për t'i dhënë fund krizës 2-vjeçare
2013, anglishtja provim mature
Greqi, kapet banda e trafikantëve
Blair: Kolapsi i euros, katastrofik për botën
Engel: Të zgjidhet sa më shpejt cështja e veriut

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›