E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS,Islami:Vakum në ambasada nga emërimet politike

“Vetëm tre muaj para përfundimit të mandatit shihet qetë që ligji i shërbimeve me jashtë është thyer disa herë. Ka një vakum në një numër të madh ambasadash”- ka deklaruar deputeti Islami gjatë një konference për gazetarët. 

TIRANE- Partia Socialiste ka shprehur pakënaqësi në lidhje me emërimet diplomatike në ambasada tre muaj para zgjedhjeve. Sipas deputetit Socialist Kastriot Islami këto emërime janë politike për shkak se është thyer kriteri i emërimeve jashtë karrierës.
“Vetëm tre muaj para përfundimit te mandatit shihet qetë që ligji i shërbimeve me jashtë është thyer disa herë. Ka një vakum në një numër të madh ambasadash”- ka deklaruar deputeti Islami gjatë një konference për gazetarët nga selia rozë.

PS thekson se vakumi i krijuar në një numër të madh ambasadash , vjen si rezultat i marëdhënies konfliktuale mes pushtetit ekzekutiv dhe presidentit të vendit, konflikt i cili sipas Islamit ka bërë që politika e ndjekur të paralizojë ambasadat.

Gjithashtu Islami kërkoi nga presidenti Topi, një analizë të plotë të situatës për të evidentuar shkeljet e shërbimit të jashtëm, jo vetëm në emërimet në ambasada por në të gjithë sistemin funksionimit të përfaqësive tona në botë.

(e.n/Balkanweb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›