PS,Ulqini: Ministri të përgjigjet për studentët
Deputeti Musa Ulqini ka bërë të ditur se Grupi Parlamentar i PS do të fillojë javën e re të punës me kërkesën që Ministri i Arsimit të përgjigjet përpara Kuvendit në lidhje me kërkesat e studentëve që mbaruan sistemin 3 vjecar.
TIRANE- Partia Socialiste ka shprehur mbështetje për kërkesat e studentëve që mbaruan sistemin tre vjecar të studimeve.
Përmes një deklarate për mediat, deputeti Musa Ulqini ka bërë të ditur se Grupi Parlamentar i PS do të fillojë javën e re të punës me kërkesën që Ministri i Arsimit të përgjigjet përpara Kuvendit në lidhje me këtë ceshtje.
“Ministria e Arsimit, përgjegjëse për të zgjidhur edhe problematikën universitare, pasi ka shkaktuar një revoltë studentore lidhur me zhvleftësimin total të diplomave, nuk angazhohet të zgjidhë problemin, por i nxjerr studentët nga auditorët në rrugë”- ka thënë Ulqini përpara gazetarëve.
Sipas Partisë Socialiste, arsimi është dhe do të mbetet një ndër problemet kryesore më shqetësuese i cili kërkon zgjidhje të menjëhershme.
“Nëse kemi tre vjet që shpërndajmë me bollëk ”Diplomat e papunësisë”, me zhvleftësimin e fundit që po u bëjmë atyre, kemi nisur procesin e ri të shpërndarjes së ”Diplomave të varfërisë”-është shprehur Ulqini.
(e.n/Balkanweb)