E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meteorologët: Moti në fundjavë, i paqëndrueshëm

Sipnotikanët parashikojnë një mot të paqëndrueshëm, me vranësira dhe reshje në të gjithë vendin përgjatë gjithë fundjavës. Koha e kthjellet do të rikthehet në ditët e para të javës pasardhëse, nga e mërkura moti do të rikthehet i paqëndrueshëm. 

TIRANË- Vranësirat dhe reshjet e shiut do të mbizotërojnë në të gjithë vendin përgjatë kësaj fundjave. Sipnotikanët e regjimit metereologjik ushtarak, parashikojnë një mot të paqëndrueshëm përgjatë ditës së premte, të shtunë dhe të dielë ditë këto të cilat do të shqoërohen me reshje shiu dhe temperatura të ulëta.

Koha e kthjellët dhe temperaturat disi të larta do të rikthehen në ditët e para të javës pasardhëse, por vetëm deri të martën pasi që nga e mërkura dhe në vijim moti do të rikthehet i paqëndrueshëm. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›