PS,Klosi:Jo, planit për punësimin e militantëve
TIRANE- PS ka reaguar pas vendimit të qeverisë për punësimin e mbi 1600 punonjësve të rinj në administradë pak muaj para zgjedhjeve. Përmes një deklarate për shtyp, Blendi Klosi e ka konsideruar këtë vendim si shumë shqetësues, për faktin se i lë dorë të lirë qeverisë për të punësuar militantët e saj jashtë cdo kriteri të ligjit të shërbimit civil.
Grupi kuvendor i Partisë Socialiste ka bërë thirrje për rishqyrtim të vendimit të qeverisë për punësimin e militantëve.
“Ky vendim i miratuar në nisje të fushatës elektorale, vetëm 145 ditë nga dita e votimit, për ne është shumë shqetësues pasi i jep qeverisë së Sali Berishës, mundësinë të punësoi me qëllime të pastra militante, jashtë çdo kriteri te ligjit të shërbimit civil 1600 militantë të partisë në Pushtet”- ka deklaruar Klosi për gazetarët.
Ndërkohë Klosi i ka kujtuar kryeministrit se ky është një vendim që bie në kundërshti të plotë më atë që ka deklaruar më parë për qeveri “në dietë” dhe për shkurtimine administrative.
Sipas PS, këta punëtorë do ti shërbenin pushtetit vendor për të përshpejtuar procesin e legalizimeve.
(e.n/Balkanweb)