Londër,zbulohet vendndodhja e vrasësit shqiptar
Sipas medias angleze Selami Cokaj, i shpallur në kërkim për vrasje nga interpoli shqiptar, dyshohet se jeton në Notts të Aglisë. Ministri britanik i emigracionit, Phil Woolas: "Nuk kam pasur dijeni për cështjen Cokaj".
LONDER- Mediat angleze zbulojnë një tjetër fakt mbi Selami Cokajn, një ndër shumë të kërkuarit nga policia shqiptare dhe që aktualisht jeton në Britaninë e Madhe.
Sipas medias angleze Selami Cokaj, i cili prej 11 vitesh jeton në Angli nën identitetin e rremë Valtron Gashi dyshohet se banon në Notts të Aglisë.
Qyteti shtrihet në veri-lindje të zonës qëndrore të Anglisë dhe kufizohet nga Lejçestershajër në jug, Linkolnshajër në lindje, Jorkshajër në veri dhe Derbishajër në perëndim.
Ministri i emigracionit, Phil Woolas duke folur për programin televiziv anglez “Tonight programm” është shprehur se nuk ishte në dijeni të cështjes Cokaj dhe do të hetonte mbi të.
Emri i Selami Cokajt është ndër 100 emrat e kriminelëve më të rrezikshëm që kanë gjetur strehim në Britaninë e Madhe.
Në 1994 Selami Cokaj u arrestua për vrasje por mundi të arratisej nga burgu gjatë trazirave të vitit 1997. Mbi të rëndon gjithashtu edhe akuza për rebelim të armatosur.
Pas 1997 u largua nga Shqipëria dhe aktualisht ndodhet në Britani. Vetë Cokaj thotë se është një ngatërresë identiteti. Në 2006 policia britanike arrestoi Cokajn në Mansfield në 2006, por teksa po përgatitej deportimi i tij në Shqipëri në 2007, Cokaj kërkoi azil dhe kërkesa e tij ende nuk është marrë në shqyrtim.
(s.g/BalkanWeb)