PS:Reklamat për suksese,të imagjinuara

Partia Socialiste i cilësoi sot reklamat dhe spotet qeveritare si politike.
Deputeti i Partisë Socialiste, njëherazi Sekretar i Grupit Parlamentar në PS, Musa Ulqini, tha në një konference për shtyp në Kryesinë e Kuvendit, se "të gjitha reklamat dhe spotet qeveritare që bombardojnë përditë qytetarët e thjeshtë nga ekranet televizive dhe radiot kombëtare,për arritjet e qeverisë janë politike". "Ndërsa publiku bombardohet me reklama dhe spote ku qeveria i thur autolëvadatë vetes, qytetarët shqiptarë nuk kanë ende një reklamë apo spot ku t'u shpjegohen qartë dhe saktë proçedurat për pajisjen e tyre me karta indentiteti", theksoi Ulqini. Sipas tij, "reklamat dhe spotet qeveritare janë një shembull cinik i keqpërdorimit të parave të taksapaguesve".