Topi dekreton datën e zgjedhjeve

E diela e fundit e qershorit është dita kur do të zhvillohen zgjedhjet parlamentare. Presidenti i Republikës Bamir Topi,menjëherë sapo kodi zgjedhor ka hyrë në fuqi ka dekretuar 28 qershorin si datën e zgjedhjeve të përgjithshme. Pas një sërë debatesh që shoqëruan kthimin e ligjit zgjedhor nga ana e kreut të shtetit, kjo firmë mbyll të gjithë ciklin e detyrimeve presidenciale lidhur me procesin zgjedhor që do të zhvillohet pas rreth 5 muajsh. Tashmë detyrimet për realizimin e standarteve në këto zgjedhje i takojne tërësisht qeverisë shqiptare dhe parlamentit i cili duhet të ngrejë komisionin qëndror të zgjedhjeve. Në bazë të kodit të ri elektoral, pjesa më e madhe e afateve lidhen pikërisht me datën e zgjedhjeve , që do të thotë se qeveria tashmë ka përgjegjësinë më të madhe. Kështu sipas ligjit të ri 15 ditë pas dekretit presidencial që përcakton datën e zgjedhjeve, duhen shpallur listat paraprake të votuesve, proces që përgjithësisht është shoqëruar me një debat të fortë politik. Kjo periudhë në fakt nuk do të jetë thjesht një prove për qeverinë por edhe për kodin e ri zgjedhor, për të testuar nëse këtë herë Shqipëria do të realizojë zgjedhje sipas standarteve ndërkombëtare