Heqja e vizave, qeveria paraqet raportin në BE
14/01/2009 Ministri i Jashtëm Lulzim Basha thotë se Shqipëria ka plotësuar kushtet
Qeveria shqiptare do të paraqesë sot raportin e progresit në marrëdhëniet me Bashkimin Europian, për të mundësuar në këtë mënyrë heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë. Ndërsa qeveria dhe mazhoranca vlerësojnë plotësimin e kushteve të vendosura nga BE-ja, për opozitën situata është kritike dhe procesi i heqjes së vizave nuk mund të ndoshë shpejt. Raporti që do të dorëzohet në Bruksel përmbledh të gjitha hapat dhe veprimet e ndërmarra nga qeveria shqiptare në përmbushje të kushteve që Bashkimi Europian ka vendosur për të realizuar heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë. Qeveria ka vlerësuar vazhdimisht ecjen e procesit, ndërsa ka shprehur besimin se BE-ja do të marrë një vendim të shpejtë në lidhje me këtë çështje. Duket se siguria e autoriteve shqiptare lidhet edhe me faktin se tashmë ka nisur procesi i shpërndarjes së kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike, të cilat garantojnë një siguri të madhe për dokumentet e identifikimit dhe lëvizjes së shqiptarëve në hapësirën shengen.
Ministri Basha
Ministri i Jashtëm Lulëzim Basha u shpreh dje se raporti që do të dorëzohet në Bashkimin Europian paraqet në mënyrë përgjithësuese tablonë më të plotë mbi të gjithë çështjet që Brukseli po merr në shqyrtim dhe do t’ia paraqes Këshillit të Ministrave të BE-së. Ky i fundit pritet që të përcaktojë rrjedhën e procesit të heqjes së vizave për qytetarët shqiptare. Sipas ministrit Basha, Shqipëria i ka plotësuar kushtet e vëna nga BE, ndërsa shprehu besimin e plotë se “ky vit do të jetë vendimtar për këtë hap historik”. Në një prononcim për mediat Basha shpreson në një vendim të shpejtë nga Bashkimi Europian, ndërsa vlerëson se procesi ka ecur me shpejtësi të madhe. Referuar kritikave të opozitës në lidhje me procesin e heqjes së vizave, Basha i bëri thirrje asaj që të dalë përtej retorikës elektorale dhe të njohë progresin e vendit. “Procesi ka ecur me një shpejtësi të papërfytyruar para dy-tre vjetësh nga shqiptarët”, tha Basha. Dorëzimi i raportit nga qeveria shqiptare përbën hapin e dytë që Shqipëria hedh në kuadrin e përmbushjes se detyrimeve që rrjedhin nga bashkëpunimi me BE-në për heqjen e vizave.
Opozita
Sekretarja e Marrëdhënieve me Jashtë në Partinë Socialiste Arta Dade shprehet se qeveria nuk ka plotësuar kushtet për të arritur në procesin e heqjes së vizave për qytetarët. Sipas Dades, qeveria nuk ka plotësuar kushte të tilla si kartat e identitetit, menaxhimi i kufijve, moszbatimi siç duhet i marrëveshjes së ripranimit dhe lufta kundër krimit. Në prononcimin e saj për mediat, Dade i kërkon qeverisë që të japë një datë konkrete se kur mund të arrihet ky proces, ndërsa kujton se heqja e vizave për qytetarët shqiptarë ka qenë një ndër premtimet kryesore të mazhorancës së sotme parlamentare gjatë zgjedhjeve parlamentare të vitit 2005.