E Diel, 1 Nëntor 2026

PSV Eindhoven ruan kryesimin ne kampionat

PSV Eindhoven ka ruajtur kryesimin në kampionatin hollandez pasi fitores së lehtë 4-0 në transfertë kundër AZ Alkmaar. Pas këtij suksesi, skuadra e Eindhoven numëron 50 pikë, po aq sa Tëente, por ka një golaverazh më të mirë në këto javë të kampionatit. PSV do të hapte seribë e golave në minutën e 9-të të takimit me Berg, përpara se të mbyllte pjesën e parë në avantazhin e dyfishtë pas golit të Dzsudzsak. Me rikthimin në fushë miqtë do të shënonin dhe dy herë të tjera.

Dzsudzsak do të gjente sërish rrugën e rrjetës në minutën e 66-të, ndërsa të njëjtën gjë do të bënte dhe Berg që do të vuloste fitoren e skuadrës së tij me golin e katërt.

Në kampionatin belg Anderlecht vazhdon dominimin, pasi ka regjistruar një tjetër fitore duke mundur me vështirësi 1-0 Cercle Bruges. Një gol Bousofa në minutën e fundit të takimit i ka dhuruar tri pikë të rëndësishme skuadrës së tij, e cila ka luajtur për shumë minuta më një lojtar më shumë. Pas këtij suksesi Anderleht kryeson renditjen me 60 pikë, gjashtë më shumë se Genk i vendit të dytë.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›