E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta leter Topallit Hiqe imunitetin pa procedura

Kreu i Lëvizjës Socialiste për Integrim Ilir Meta i kërkon kryeparlamentares Jozefina Topalli që të autorizoj heqjen e imunitetit të tij, pa kaluar në procedurat parlamentare.

“I kërkoj kryetares së Parlamentit dhe këtë do t’ja nis sot edhe me shkrim, në vazhdim të deklarimit tim për lënien e imunitetit në mënyrë vullnetare, që të autorizojë menjëherë heqjen e imunitetit tim pa procedura parlamentare, në mënyrë që prokuroria të mos ketë asnjë justifikim për tu thelluar dhe përmbushur të gjithë detyrimet e saj ligjore. Unë jam i bindur që e vërteta do të triumfojë dhe e vërteta është ajo që unë kam deklaruar përpara jush që ditën e parë pas publikimit të këtij montimi televiziv” tha Meta.

Kreu i levizjes socialiste për integrim e cilëson procesin ndaj tij politik, ai shpreh rezerva ndaj prokurorisë dhe gjykon se kjo cështje duhet të ishte mbyllyr që një muaj më parë. “Çështje duhet të ishte sqaruar, duhet të ishte mbyllur dhe secili duhet të kishte marrë përgjegjësitë e tij, por unë këto ja kam thënë, natyrisht në mënyrë konfideciale në një letër Prokurorisë së Përgjithshme dhe për dijeni edhe ministrit të drejtësisë. Por kjo nuk është fare e rëndësishme. Unë e kam sfidën time, në raport me ligji, me të vërtetën dhe me opinionin publik dhe nuk do t’i shmangem, përkundrazi” tha Meta.

Prokuroria kërkon heqjen imunitetit për Ilir Metën me akuzën për korrupsion aktiv ndërkohë që për Dritan Priftin me akuzën për korrupsion pasiv. 

Taulanta Boja Azhornuar së fundi ( e shtunë , 12 shkurt 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›