Premier Lige Mancini Deshtuam per titullin

Trajneri i Manchester City, Roberto Mancini është dorëzuar në garën për titullin kampion në Angli, pas humbjes 2-1 në derbin kundër Manchester United. Duke folur pas ndeshjes, tekniku Italian ka pranuar superioritetin e skuadrës së drejtuar nga Alex Ferguson që ka thelluar akoma më shumë diferencën në krye të Premier Ligës.
“Humbëm një ndeshje decizive, megjithëse muk e meritonim këtë për mënyrën se si luajtëm. Goli i Runit ishte mbreslënës, por tani mendoj se nuk do të jemi të aftë të kampim kreun e renditjes. Kjo nuk do të thotë se tani nuk do të luajmë, por duhet të jemi realist. Diferenca është e madhe dhe vështirë se do të rikuperojmë pikët”, ka thënë tekniku Italian.
Kjo deklaratë pas humbjes është përkthyer nga mediat angleze si fundi i aventurës së Mancinit në stolin e Manchester City. Ish-trajneri i Interit pritet të largohet në fund të sezonit, pasi objektivi i tij ishte fitimi i titullit kampion. Shpenzimi i shumave marramendëse për të afruar lojtarë si Balotelli apo Dzeko nuk janë justifikuar, megjithëse Mancini nuk ka preferuar të flaës për të ardhmen e largët.
“Eshte shpejt për të folur se cfarë do të ndodhë në fund të sezonit.
Kemi një tjetër objektiv, atë të sigurimit të një vendi në Ligën e Kampioneve. Tani mendoj vëtëm për këtë, ndërsa për të ardhmen do të flas kur të jetë momenti i duhur”, ka përfunduar Mancini, skuadra e të cilit renditet në vendin e trëtë të kampionatit anglez me 49 pikë.
Nertan Prifti