E Shtunë, 31 Tetor 2026

PSV91: Zgjedhja e kryetarit, jolegjitime

Kryesia e PSV 91 me anë të një deklarate për shtyp e ka quajtur si jostatutore dhe jolegjitime iniciativën e disa anëtarëve të kësaj kryesie për të mbledhur Komitetin e Përgjithshëm Drejtues dhe zgjedhjen e Kryetarit të kësaj forcë politike. Sipas kësaj deklarate kryesia e PSV91 e konsideron shumë të nxituar një veprim të tillë , të paargumentuar, moralisht shumë të dyshimtë dhe që dëmton jo vetëm funksionimin normal të këtij subjekti, por edhe kohezionin e brendshëm.
"Kryesia e PSV-91 dhe shumica e anëtarëve të Komitetit të Përgjithshëm Drejtues janë të shqetësuar për këtë zhvillim brenda radhëve tona, për inskenime të tilla politike, që nuk e ndihmojnë aspak këtë forcë të krijojë profilin e vet të veçantë dhe konsolidimin e saj" thuhet më tej në deklaratë. Më tej në deklaratë thuhet se "Politika shqiptare ka nevojë për seriozitet, maturi, veprime racionale politike dhe jo për të plotësuar egot personale të njerit apo tjetrit individ i cili në vend që të investohet për protagonizmin e forcës politike ku bën pjesë, investohet për dëmtimin e imazhit të saj dhe protagonizmin personal".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›