E Shtunë, 31 Tetor 2026

KSHH: Zgjedhet nuk i arritën standartet e kërkuara

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) në një raport të publikuar sot për zgjedhjet e 28 qershorit ka evidentaur një sërë parregullsish dhe nuk iu arritën standartet e kërkuara. Në raportin e përpiluar për procesin e votimit në zgjedhjet parlamentare shqiptare, KSHH konsideroi se në shumë raste pati votim familjar, gjë që përbën një shkelje të standarteve të vendosura nga ndërkombëtarët. Sipas KSHH-së votimi familjar u vu re sidomos në Korçë, Kukës, Durrës e Fier duke shtuar se votimi familjar i tolerua nga KQV-të.
Në këtë vështrim, me keqaradhje mund të thuhet se edhe në këto zgjedhje
nuk u arritën standartet e sanksionuara në kartën e Kombeve të Bashkuara, dokumentet
ndërkombëtare të Kopenhagenit të OSBE-së të vitit 1990, të KE-së dhe të BE-së, të parimeve që përmban Kodi i Praktikës së Zgjedhjeve i miratuar në vitin 2002 nga Komisioni i Venecias" theksoi raporti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›