E Shtunë, 31 Tetor 2026

PSV91 thirrje Ramës: Të mbështesim Fatos Nanon

Thirrjes së Fatos Nanos ndaj PS-së, për ta mbështetur në kandidimin e tij për President, i është bashkangjitur edhe Partia PSV91.

Nëpërmjet një deklarate për shtyp, PSV91 i bën thirrje publike kryetarit të PS-së, Edi Rama dhe te gjitha Partive te Koalicionit te Majte që nën këtë kontekst të ri politik ku ndodhet kriza politike e procesit zgjedhor per Presidentin e Republikes, te mbeshtesim te gjithe se bashku kandidaturen e Fatos Nanos, si kandidatura me e mire dhe me perfaqesuese qofte per popullin e majte,qofte edhe per te gjithe shqiptaret si nje shtetar i denje qe ai eshte.

Duke e konsideruar mbështetjen për Nanon si mesazhin më të shkëlqyer të bashkimit të së majtës për të fituar zgjedhjet e vitit 2013, PSV91 thekson se Fatos Nano eshte historia ku te gjithe ne socialistet duhet te bashkohemi dhe te gjejme motivim e krenari per te shkuaren dhe te ardhmen tone. Populli i majte ka nevoje ta shohe te materializuar dhe te prekshem kete shans te madh te projektimit te nje ribashkimi te se majtes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›