E Diel, 1 Nëntor 2026

"Politikanët, më karagjozë se unë"

Elvis Pupa, aktori i njohur i humorit, rikthehet sërish ndryshe. Ai ka vendosur të vijë pranë publikut shqiptar me një tjetër projekt interesant, një shfaqje që do të mbajë emrin “Shteti më i lumtur në Shqipëri”.
Për herë të parë në historinë e aktrimit shqiptar do të vijë një show i stilit ‘Stand up comedy’ me të tilla përmasa.

“Është një sfidë për mua ky lloj formati monolog, ku një aktor vetëm flet dhe tregon histori për 80 minuta radhazi,” ka thene Pupa per TCH.

Shfaqja do të jetë në datat 27-28 dhjetor në ish Pallatin e Kongreseve ne Tirane dhe subjekti i saj do të jetë mbi atë që ndodh në Shqipëri çdo orë të ditës dhe çdo ditë të vitit të përmbledhura me humor, ironi, sarkazëm dhe batuta të jashtëzakonshme.

Elvis Pupa theksoi ai nuk mund të krahasohet me politikanë, mëqe ata janë më komikë se ai. Ai shtoi se spektakli i tij nuk do të ketë politikë: “Nuk do i futem politikës sepse politikanët janë shumë më karagjozë se unë dhe nuk mund të krahasohem me ta. Unë do të merrem me jetën sociale.”  /Indeksonline/  

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›