Kastro, mes vlerës e antivlerës

Klevis Bega, apo Kastro Zizo siç e njohin të gjithë, konsiderohet si një ndër këngëtarët më kontravers në Shqipëri.
Me filozofinë që e karakterizon, ai tregon se është duke u marrë me vlera dhe me antivlera, por që në thelb, janë etaloni i jetës ku jetojmë.
Projektet me cilat Kastro është i angazhuar janë emisioni “Kasketa” në A1 Report dhe emisioni “Dr.Love” në NRG radio.
“ Kjo sa i përket përditshmërisë sime, ndërkaq po punoj dhe për 2 këngë të reja. Me pak fjalë, po bëj vlera me antivlera së bashku,” ka thenë ai për mediat shqiptare, duke shtuar:
“Vlerat në artin që bëj unë, janë një grumbull antivlerash të vetë vlerës rrethuese, që sistemi jonë ka vendosur për etalon!” /Indeksonline/