PS:"Koalicioni i Gërdecit",shton varfërinë

Nënkryetari për programin në Partinë Socialiste Ervin Bushati në një deklaratë për shtyp u shpreh se dje u rinovua "Koalicioni i Gërdecit" nga qeveria Berisha. Sipas tij qeveria e "Koalicionit të Gërdecit" nuk po bën asgjë për të luftuar varfërinë anembanë vendit: asnjë program punësimi, asnjë nismë sociale, asnjë shpresë për një të nesërme më të mirë. Bushati gjithashtu shtoi se varfëria është shqetësimi dhe problemi kryesor në Shqipëri dhe jo krijimi i koalicioneve të Gërdecit, të ndërtuara për të shfrytëzuar deri në fund gjendjen e mjerë të qytetarëve të vet. Koalicioni ynë para dhe paszgjedhor, ndryshe nga " Koalicioni i Gërdecit", nuk do të bëhet pjesë e marifeteve që 18 vjet me rradhë e kanë kthyer politikën në mjet përfitimi të politikanëve, por do të punojë në ditët që vijnë për t'i dhënë jetë një politikë që është mjet ndryshimi në duart e qytetarëve theksoi Bushati