Haxhinasto: Doris Pack tifoze e sw djathtws, deklarata e saj e pakonsiderueshme

Parlamenti Europian mbështet subvencionimin e kartave të identitetit, Intervistoi Eneida JAÇAJ
Kryetari i Komitetit Drejtues Kombëtar në partinë Lëvizja Socialiste për Integrim, Edmond Haxhinasto në një intervistë dhënë për gazetën Sot lidhur me deklaratën e europarlamentares, Doris Pack në gjykimin e tij është shprehur se kjo deklaratë e saj, nuk duhet të merret në konsideratë. Haxhinasto theksoi se ajo duhet marrë parasysh, është kërkesa që është bërë në deklaratën e përbashkët të Parlamentit Europian dhe atij shqiptar para dy ditësh në Tiranë, ku inkurajohet shqyrtimi i mundësive dhe gjetja e rrugëve për të lehtësuar koston e madhe që mund të ketë ky proces për disa kategori të qytetarëve. Ai ka mbështetur fort propozimin e bërë nga opozita, që qeveria të subvencionojë atë kategori qytetarësh, të cilët nuk kanë mundësi ekonomike. Haxhinasto vuri në dukje, si një nga shqetësimet e këtij procesi zgjedhor afatet kohore për përgatitjen e propozimeve për anëtarët e KZAZ- ve. Ai beson se këto vonesa do të rikuperohen nga një angazhim më i madh i institucioneve përgjegjëse për zgjedhjet, kryesisht KQZ. Ajo që është më e rëndësishmja, theksoi Haxhinasto ka të bëjë me vullnetin politik dhe me përgjegjësinë e Qeverisë për të organizuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ai vuri në dukje se rëndësia e këtyre zgjedhjeve është bërë e qartë nga të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë. Nga BE- ja, theksoi Haxhinasto zgjedhjet e Qershorit 2009 quhen guri i themelit për një avancim të procesit të integrimit të Shqipërisë në BE. Ndërkohë që faktorë politikë shqiptar kanë një ndjeshmëri shumë të madhe. Përsa i përket koalicioneve paszgjedhore, Haxhinasto tha se kjo do të varet nga rezultati i zgjedhjeve. Ai theksoi se duke qenë se LSI është një forcë e majtë progresiste, do të orientohet në forcat e majta.
-Ashtu si opozita, LSI do ti qeverisë ndonjë draft për shpërndarjen e kartave të identitetit falas, apo thjesht do ta mbështesë opozitën?
Sigurisht që në do të mbështesim çdo iniciativë që ka të bëjë me marrjen pa pagesë të kartave të identitetit nga kategorive të qytetarëve me të ardhura të pakta, sidomos ata të moshës së tretë, studentët, personat në asistencë sociale dhe familjet e tyre, familjet fshatare me të ardhura të pakta, etj. Kemi tashmë disa muaj që e kemi bërë publik një propozim të tillë. E përsëris, se do të jemi të gatshëm të mbështesim çdo iniciativë ligjore që të vijë nga çdo anë e politikës që të subvencionojë koston e kartave të identitetit për këto kategori qytetarësh.
-Si do ta gjykonit në perceptimin tuaj qëndrimin e europarlamentares, Doris Pack që qeveria të mos japë karta falas, mos ndoshta është një mbështetje politike që znj. Pack i ka bërë kryeministrit Berisha?
Znj. Pack, sigurisht që nuk e ka as idenë më të vogël se çfarë do të thotë për një familje fshatare pagesa prej 10 euro, aq më tepër kur familja ka një numër të konsiderueshëm anëtarësh. Kjo deklaratë e saj, nuk duhet të merret në konsideratë. Ajo duhet marrë parasysh, është kërkesa që është bërë në deklaratën e përbashkët të Parlamentit Europian dhe atij shqiptar para dy ditësh në Tiranë, ku inkurajohet shqyrtimi i mundësive dhe gjetja e rrugëve për të lehtësuar koston e madhe që mund të ketë ky proces për disa kategori të qytetarëve. Zonja Pack shpesh flet si tifoze e të djathtës, jo si përfaqësuese e Parlamentit Evropian.
-Edhe nëse Qeveria do të vendoste të jepte karta identiteti falas, do të besonit në zgjedhje të lira dhe të ndershme?
Çështja e kartave nuk është problemi i parë dhe i fundit që ka të bëjë me procesin zgjedhor. Janë një sërë masash të tjera që kanë të bëjnë me regjistrin e zgjedhësve, me infrastrukturën zgjedhore dhe sigurisht ka të bëjë dhe me vullnetin politik, që është gjëja më thelbësore për të zhvilluara zgjedhje të lira dhe të ndershme. Mendoj se ka vonesa të konsiderueshme në përgatitjet për zgjedhjet. Nuk shikoj që të ketë respektim të afateve kohore për administrimin zgjedhor. Besoj se këto vonesa do të rikuperohen nga një angazhim më i madh i institucioneve përgjegjëse për zgjedhjet, kryesisht KQZ. Ajo që është më e rëndësishmja, dua ta theksoj, ka të bëjë me vullnetin politik dhe me përgjegjësinë e Qeverisë për të organizuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Tashmë, rëndësia e këtyre zgjedhjeve është bërë e qartë nga të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë. Nga BE- ja, zgjedhjet e Qershorit 2009 quhen guri i themelit për një avancim të procesit të integrimit të Shqipërisë në BE. Ndërkohë që faktorë politikë shqiptar kanë një ndjeshmëri shumë të madhe. LSI, në mënyrë të veçantë, ka më se 4 vjet që çështjen e organizimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme e ka pasur si një nga drejtimet prioritare të gjithë aktivitetit të saj politik. Kjo çështje, gjithashtu do të marrë një vëmendje të jashtëzakonshme për LSI- në deri në realizimin e tyre në 28 Qershor, nëpërmjet krijimit të kapaciteteve të mundësive dhe të mjeteve për të garantuar që çdo votë e shqiptarëve të respektohet dhe të mos manipulohet. Për këtë, jemi angazhuar dhe po marrim në vazhdimësi asistencën e kompanive të specializuara ndërkombëtare, të cilat do të japin një vlerë të shtuar përsa i takon trajnimit, monitorimit, dhe vëzhgimit shumë intensiv të gjithë procesit zgjedhor. Kjo me qëllim që, asnjë mendje e çoroditur të mos mendojë se kësaj here mund të vidhet vota apo mund të trajtohet vota me papërgjegjshmërinë, siç është trajtuar në zgjedhjet e kaluara.
-LSI në mënyrë të përsëritur i ka kërkuar Qeverisë që të përgatisë një plan kundër krizës ekonomike globale dhe më pas tia paraqesë kuvendit, duke hyrë kështu në debat me LSI- në për të parashtruar pikat e saj me synimin e reduktimit të krizës ekonomike. Cilat janë pikat kryesore, që LSI ka përgatitur për zbutjen e krizës ekonomike?
Është e vërtetë që LSI ka pasur ndjeshmërinë prej kohësh për valët e forta të krizës ndërkombëtare që po prekin brigjet e Shqipërisë. Ne kemi publik tashmë një plan, i cili ka konsistuar në masa të shpejta për të ndërhyrë nga Qeveria me anë të organizmave dhe politikave të saj për të mbrojtur ato shtresa apo ato biznese që preken më shumë dhe më direkt nga fenomenet që sjell kjo krizë. Kështu, ne kemi propozuar një asistencë nga ana e qeverisë për bizneset si, ato të fasonit ose të gjitha ato biznese apo sipërmarrje që prodhojnë për eksport. Gjithashtu, kemi kërkuar që qeveria të realizojë një marrëveshje me bankat, që konsiston në një ristrukturim të borxheve që këto biznese kanë ndaj marrë nga bankat, për të lehtësuar sa më shumë mundësinë e tyre për likuiditete dhe për një funksionim normal të aktivitetit të tyre ekonomik. Gjithashtu, kemi kërkuar edhe masa të tjera, të cilat janë bërë publike dhe në parlament. E rëndësishme është ajo që kemi kërkuar nga qeveria që të bëjë publike se çfarë është duke bërë, pikërisht për të përballuar efektet e kësaj krize. Pasi më shumë se një herë është deklaruar nga kjo qeveri se vendi nuk është në krizë dhe ka nënkuptuar që nuk ka nevojë për masa të tilla. Por, kriza tashmë është prezente, siç ndjehet nga të gjithë, siç deklarohet edhe nga institucionet partnere ndërkombëtare të specializuar në fushën ekonomike dhe të financave, por ne mënyrë të veçantë kriza po ndjehet nga qytetarët pasi po rëndon në nivelin e tyre të jetesës.
-Tashmë LSI ka nisur bashkëpunimin e saj elektoral me kompaninë amerikane Greenberg Research. Ku do të konsistojë strategjia e këtij bashkëpunimi?
Bashkëpunimi me kompaninë amerikane Greenberg Research konsiston në asistencën që ajo do të japë gjatë fushatës zgjedhore, me qëllim që mesazhet e politikave tashmë të përcaktuara nga ana e LSI për qeverisjen e ardhshme të jenë sa më të qarta për publikun shqiptar. Kjo kompani është tepër prestigjioze në fushën e marketingut politik. Ka bashkëpunuar me personalitete dhe parti të majta progresiste. Mund të përmend bashkëpunimin për fitoren e presidentit amerikan, Obama, në fitoren e partisë Laburiste e Toni Blair- it, kancelarit të Austrisë, Gussenbauer, Presidentit Mbeki në Afrikën e Jugut dhe në shumë vende të tjera. Impakti i tyre në menaxhim