E Shtunë, 31 Tetor 2026

Selim Muca rimerr kreun e KMSH, mbledhja, plot debate dhe protesta

Selim Muca u rizgjodh kryetar i KMSH (Foto: NOA)

Kavajë, 21 mars 18:44 NOA – Kryetari i Komunitetit Mysliam Shqiptar (KMSH), është rizgjedhur sot, Haxhi Selim Muça.

Votimi i Muçës erdhi pas mbështetjes që atij i dhanë drejtuesit lokalë të religjionit islam në vend si dhe nga aparati qendror i KMSH.

Në mbledhjen që u zhvillua plot tension në Kavajë, tek medreseja “Hafiz Ali Korça”, ishin mbledhur anëtarët me të drejtë vote të Këshillit të Përgjithshëm të KMSH.

Mbledhja filloi me debate të ashpra mes grupit mysliman që kundërshton procedurat e ndjekura për rizgjedhjen e Muçës, si dhe përfaqësuese të Këshillit të Përgjithshëm.

Gjatë fillimit të seancës, kundërshtarët kërkuan largimin e z Selim Muça nga mbledhja, por kjo u hodh poshtë nga Këshilli i Përgjithshëm.

Tre ishin kandidatët që garuan për kreun e Komunitetit Mysliman Shqiptar, të përzgjedhur nga Këshilli i Përgjithshëm e KMSH-së.

Ata ishin Selim Muça, kreu aktual i KMSH-së, Sabri Hushi, inspektor i përgjithshëm i KMSH-së si dhe Karafil Manaj, myfti i rrethit Fier.

Në përfundim të votimit Selim Muça me 86 vota u zgjodh sërish kryetar i Komunitetit Mysliman Shqiptar.

Ne konferencën për shtyp menjëherë pas procesit të votimit, Selim Muça vlerësoi zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike siç theksoi.

Ai shtoi se pati debate duke theksuar se kjo është pjesë e kësaj demokracie që karakterizon Komunitetin Mysliman.

Gjithëpërfshirja sipas Muçës do të jetë pjesë e aktivitetit të ardhshëm të KMSH, - tha Muça.

Ndërkohë, jashtë dyerve të medresesë ku zhvillohej mbledhja, ishin mbledhur imamë të xhamive si dhe besimtarë nga zona të ndryshme të vendit.

Ata kishin përgatitur dhe pankarta me nota proteste kundër rizgjedhjes së Selim Muçës.

Të pranishmit kërkoni atë që e cilësonin, sipas tyre, respektimi i statusit të Komunitetit Mysliman Shqiptar, përsa i përket mënyrë së organizimit të zgjedhjes së kryetarit.

Veç kësaj besimtarët myslimanë kërkuan largimin nga kandidimi për kreun e KMSH- z. Selim Muça.

Ata pretendojnë se Muça ka shkelur statusin e nenit 22 për përzgjedhjen e kryetarit të KMSH-së, duke u vetëpropozuar si dhe se ka abuzuar me pronat e myslimanëve.

a.k/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›