Asambleja e Përgjithshme mund të mos nxjerrë fare rezolutë për Kosovën

Prishtinë, 22 gusht – Sesioni i 64-t i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara mund të përmbyllë pa një rezolutë procesin procedural që ka të bëjë me Mendimin këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.
Vlora çitaku, zëvendësministre e Punëve të Jashtme, ka thënë të shtunën se rezoluta nuk është e nevojshme për të përmbyllur këtë proces. Por ajo ka dhënë garanci se në rast se Asambleja vendos të dalë me një të tillë, atëherë kurrfarë propozimrezolute që është në kontradiktë me Mendimin këshillëdhënës të GJND-së nuk do të mund të kalojë.
“Në bazë të statistikave ka ndodhur vetëm dy herë që të mos nxirret rezolutë pas përmbylljes së ndonjë procesi në GJND. Pra, nxjerrja e rezolutave është një procedurë goxha e rëndomtë, por jo e domosdoshme”, ka thënë zëvendësministrja çitaku. “Ne po i bashkërendojmë të gjitha aktivitetet tona me partnerët tanë ndërkombëtarë dhe po ju siguroj se nëse miratohet ndonjë rezolutë nga Asambleja e Përgjithshme, ajo do të reflektojë opinionin e GJND-së dhe assesi diçka kontradiktore me të”, ka shtuar ajo.
(Gjërsisht mund të lexoni në numrin e sotëm të gazetës Koha Ditore)