E Shtunë, 31 Tetor 2026

PTK-ja u shit për 25 kilometra asfalt

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) ka përpiluar një infograf rreth shitjes së 75% të aksioneve të Postës dhe Telekomunikacionit të Kosovës (PTK).

I titulluar Shitja e PTK-së në numra, Infografi ofron të dhëna statistikore rreth privatizimit të PTK-së, duke e krahasuar me të dhëna të ndryshme në mënyrë që të paraqitet vlerësim më i qartë rreth çmimit të shitjes së aksioneve.

Ndër të tjera, në infograf jepen të dhëna rreth çmimit të shitjes së aksioneve, krahasimit të tij me buxhetin e Republikës së Kosovës dhe buxhetin e Ministrisë së Infrastrukturës, profitit të PTK-së ndër vite, përdoruesve të operatorit Vala dhe investimeve të realizuara nga PTK./Indeksonline/  

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›