E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistan: Vritet një tjetër kandidat për deputet

Kandidati në zgjedhjet legjislative në Pakistan, Sadik Zaman Khatak është vrarë sot nga disa të shtëna, pasi ai dhe djali i tij dolën nga një xhami në qytetin Karaçi, pas faljes së Xhumasë.

Khatak ishte biznesmen dhe kandidat i Partisë Awami, për ulëse në Asamblenë Kombëtare.

Ai kishte thënë disa herë se ka pasur kërcënime me vdekje.

Përgjegjësinë për këtë vrasje e kanë marrë talibanët.

Si transmeton Rel, një zëdhënës i talibanëve tha se sulmet kundër kandidatëve të partive sekulare do të vazhdojnë.

Prej muajit prill të këtij viti, nga dhuna e ndërlidhur me zgjedhjet e 11 majit në këtë vend të madh islamik janë vrarë së paku 60 vetë./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›