Rezoluta serbe në axhendën ballkanike të ministrit gjerman

Prishtinë, 24 gusht - Gjermania këmbëngul se qasja pro-evropiane e Serbisë, edhe ndaj fqinjëve, do të jetë kusht për përparimin e Serbisë drejt Bashkimit Evropian.
Kështu tha për BBC-në një zëdhënës i ministrit të Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle, i cili fillon të mërkurën një turne në disa vende të Ballkanit me qëllim "të përçimit të një numri mesazhesh për perspektivën evropiane".
Sipas zëdhënësit Stefan Dredohll, ministri Westerwelle pritet që në Beograd të diskutojë me zyrtarët e lartë serbë, çështjen e projekt-rezolutës serbe të paraqitur në OKB pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës.
Kjo projekt-rezolutë ka shkaktuar një valë pakënaqësish në Bruskel e Washington.
Zëdhënësi Dredohll i tha BBC-së se ministri i jashtëm gjerman do të sigurojë autoritetet në Beograd për perspektivën evropiane të Serbisë.
Ai tha se qëndrimi gjerman është që BE-ja të mirëpresë anëtarët e rinj nga vendet e Ballkanit Perëndimor nëse qasja pro-evropiane e tyre është e qartë.
Zoti Dredohll tha, duke folur për Shqipërinë, se hapa të mëtejshëm për afrimin e vendit në BE do të ndërmerren pasi "këtë vjeshtë ose dimër" të vendoset nëse do të bëhet liberalizimi i vizave.
Stefan Dredohll bëri të ditur se ministri Westerwelle do të vizitojë Kroacinë, Serbinë, Bosnjë-Hercegovinën dhe Kosovën. Nëse e krahasoni gjendjen në këto vende me 10 vjet më parë duhet pranuar se kemi të bëjmë me rrëfime të suksesshme për ato që kanë ndodhur vitet e kaluara. Ky është mesazhi i parë.
Mesazhi tjetër do të jetë se qeveria gjermane ka qëndrim të palëkundur në garantimin e marrëveshjes së Selanikut, shtatë vjet më parë dhe kjo do të thotë se ka një perspektivë evropiane për shtetet e Ballkanit Perëndimor. Por në këtë rrugë ka edhe kushtëzime dhe këto kushte duhet të përmbushen, ky është mesazhi i tretë. Pra ka një numër mesazhesh të ndryshme që në faza të ndryshme, mendoj, se ministri do t'i transmetojë.
Duhet të shohim nëse liberalizimi i vizave (për Shqipërinë) do të bëhet këtë vjeshtë ose dimër dhe pastaj do të ndërmerren hapat e ardhshëm.
27 vendet anëtare të BE-së dhe ne ende nuk jemi në një fazë të tillë që të mund ta diskutojmë një marrëveshje mes BE-së dhe Kosovës. Prandaj ka momente të ndryshme për shtete të ndryshme dhe duhet t'i dallojmë. Por siç e thashë, mesazhi i përgjithshëm është se perspektiva evropiane është ende e vlefshme për të gjitha këto vende, por duhet të përmbushen kushtet.
Serbia ka dorëzuar kërkesën për anëtarësim në BE dhe vendet anëtare duhet të vendosin për të përcjëllë pastaj qëndrimin e tyre tek Komisioni Evropian. Dhe në çdo hap drejt anëtarësimit me BE-në ka kushte që duhet të përmbushen. Në rastin e Kosovës ne nuk jemi në pozitë që të themi këtë ose atë kusht për fillimin e asociimit ose të procesit të anëtarësimit, sepse vetëm 22 nga 27 vendet anëtare të BE-së e kanë njohur Kosovën.
Siç u shpreh Stefan Dredohll, secili shtet e ka në duart e veta përshpejtimin ose ngadalësimin e procesit të e anëtarësimit. Nuk është vetëm në duart e BE-së por të vendeve që duan të bëhen anëtare të BE-së.