PVD e Preshevës kundër ndarjes së Kosovës

Preshevë, 19 gusht – Në shënimin e 20-vjetorit të formimit të Partisë për Veprim Demokratik, subjekt ky i parë politik shqiptar në Luginën e Preshevës, lideri i saj, Riza Halimi, në një konferencë për medie, mbajtur të enjten, duke evokuar momentet e themelimit të partisë së tij, theksoi “se prioritet i këtij subjekti politik ka qenë dhe do të mbetet përkushtimi për ruajtjen e substancës kombëtare në këtë rajon”.
“Mund të konstatoj se të drejtat e shqiptarëve fatkeqësisht ende janë dukshëm më
të pakta se ato që ishin me kushtetutën e viti 1974, përkundër tragjedive që i përjetoi populli shqiptar i Luginës”, theksoi Halimi, duke shtuar se “ky konstatim nuk mund të merret për demotivim, por përkundrazi duhet të jetë motiv plus për angazhim më serioz në qasjen e përkushtimit për arritjen e nivelit të dëshirueshëm të realizimit të drejtave tona në këtë rajon”.
Paralajmërimet e serbëve të veriut të Kosovës për shpalljen e të ashtuquajturës pavarësi të veriut, Halimi i ka quajtur përpëlitje të fundit të ideve të forcave të errëta që i takojnë së kaluarës, e që në vazhdimësi kanë punuar në dëm të popullit të vet.
“Veprimet e tilla të serbëve ishin edhe në Kroaci, kur refuzuan Planin Z-4, por që më pas pasojat i përjetuan ata, sikurse edhe në Bosnjë”, theksoi Halimi.
“Nuk ka asnjë argument që dëshmon se serbët e Kosovës, do të duhet të jenë më të privilegjuar se sa shqiptarët që jetojnë në Luginën e Preshevës”, u shpreh Halimi, duke shtuar se “ne jemi për reciprocitet të realizimit të të drejtave tona, por jemi kundër çdo veprimi kokë humbur, i cili do të kishte pasoja të paparashikueshme, e që qojnë në dëmin tonë”.
Në konferencën për gazetarë, kryetari i PVD-së kritikoi pushtetin aktual në Preshevë dhe
këtyre kritikave nuk i shpëtuan as përfaqësuesit e Qeverisë së Republikës së Kosovës, me theks të veçantë ministri i arsimit Enver Hoxhaj. Sipas Halimit, Hoxhaj ka injoruar organet tjera udhëheqëse të Luginës dhe ka realizuar takim vetëm me kryetarin e Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa.
Ndërsa lejimin e kuotave që është marrë dritë jeshile nga qeveria shqiptare dhe ajo e Kosovës për studentët e Luginës së Preshevës, kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Riza Halimi i ka quajtur si mekanizëm që do të jetë në funksion të largimit të të rinjve nga Lugina e Preshevës. Në këtë periudhë kohore më urgjente e vlerëson Halimi zgjidhjen e problemit të mosnjohjes së diplomave të Republikës së Kosovës nga institucionet e Serbisë.
Partia për Veprim Demokratik në mbledhjen e djeshme të kryesisë ka dal me qëndrimin e përbashkët se ky subjekt e trajton si të papranueshme, të rrezikshme çfarëdo kërkese drejtuar ndarjes së Kosovës, ndryshimit të kufijve, apo çfarëdo ideje për këmbim territoresh.