Shpërthim në rajonin e trazuar kinez, 7 të vdekur

Pekin, 19 gusht – Shtatë persona kanë vdekur dhe 14 janë plagosur në një shpërthim në rajonin kinez Xinjiang.
Shpërthimi ndodhi në qytetin Aksu, në perëndim të rajonit të largët perëndimor.
Zëdhënësja e qeverisë lokale, Hou Hanmin, tha se një ujgur kishte shtyrë mjetin me eksplozivë drejt turmës.
I dyshuari është arrestuar në vendngjarje dhe hetimet po vazhdojnë, njofton BBC.
Vitin e kaluar shpërthyen trazira të përgjakshme etnike në Xinjiang, pas tensioneve midis minoritetit mysliman ujgur dhe kinezëve Han.