E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sejdiu: Komuna e re e Parteshit, dëshmi e suksesit të përbashkët

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, komunën e sapoformuar serbe të Kosovës, Partesh, e quajti një dëshmi të parbashkët të suksesit.

Sejdiu e bëri këtë koment gjatë ceremonisë inauguruese të komunës së fundit serbe e cila është krijuar sipas propozimit për status të Kosovës apo Pakos së Ahtisarit.

Duke folur para të pranishmëve, Presidenti Sejdiu, rikonfirmoi edhe njëherë mbështetjen e Institucioneve të Kosovës për të gjithë qytetarët e vendit.

Komuna e Parteshit do të udhëhiqet nga një administratë e re e përberë nga serbet që doli si rezultat i zgjedhjeve të para legjitime të mbajtuara nën mbikqyrjen e Komisionit Qëndror Zgjedhor të Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›