E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohen tre skelete në liqenin Peruçac

Sarajevë, 19 gusht – Anëtarët e ekipit hetues të Institutit për të zhdukur , të cilët me ndihmën e punëtorëve të ndërmarrjes komunale Rad nga Sarajeva tash e më shumë se 20 ditë po e hulumtojnë terrenin në brigjet e liqenit Peruçac, kanë gjetur tre skelete njerëzore.
Një numër i madh i hetuesve të shpërndarë në ekipe, po punojnë në relacionin e gjatë 52 kilometra nga hidrocentrali Vishegrad deri te shati Oshtrikunën e Srebrenicës.
“Niveli i liqenit është mbi 20 metra më i ulët se ai i zakonshmi. Uji është tërhequr dhe ka mbetur një pjesë e madhe e territorit për të hulumtuar. Kemi zbuluar tre skelete të boshnjakëve të vrarë në periudhën e viteve 1992 – 1995”, deklaroi Sadik Selimoviq nga Instituti për të zhdukur. Ai i ka deklaruar agjencisë Fena se në pjesën e epërme të liqenit janë gjetur edhe më shumë mbetje mortore, duke shtuar hetime janë duke u bërë edhe në anën serbe të liqenit, por nga ekipet sebe.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›