Pritet të nisë mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së

Pritet të nisë pas pak mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, e parashikuar për në orën 11:00.
PD mbledh sot Këshillin për herë të parë që nga zgjdhjet e zhvilluara në Kuvendin e kësaj partie në dhjetor 2009.
Mbledhja e forumit të lartë të PD-së pritet të diskutojë për zgjedhjet lokale të 8 majit, ku do kërkohet kryetarëve të PD në rrethe të nisin punën për përcaktimin e kandidaturave për kryetarë bashkish e komunash, si edhe këshilltarë.
Ndërkohë pritet po ashtu që në mbledhje të zgjidhet edhe kryesia e re, nënkryetarët dhe sekretari i përgjithshëm, të cilët vazhdojnë të mbajnë postet që nga vitit 2005.
Pritet që takimi i anëtarëve të Këshillit të PD-së të drejtohet nga Kryeministri dhe Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha.