E Shtunë, 31 Tetor 2026

Si e shkaterroi Berisha PD-ne

PD-ja ne zgjedhjet e 28 qershorit te vitit 2009 doli baraz me votat e PS-se. Partia Demokratike nuk mundi te kape 71 deputete por doli 70 me 70 me te majten dhe vetem aleanca me LSI-ne mundi ti jape asaj qeverisjen e vendit. Kjo u quajt fitore e PDse ne vazhden e demagogjise se Berishes. Asnje analize nuk eshte bere ne PD per kete rezultat kaq te dobet perballe nje pune aq te madhe. Mendoj se kjo eshte shqetesuese dhe duhen nxjerre shkaqet. Po te behej analiza
ne PD do te kerkohej pergjegjesia e Berishes e kryesise se vogel si dhe rezultatet e dobeta
te kryetareve te deleguar nga kryesia ne qarqe disa prej te cileve dolen keq fare. Shkaku kryesor i deshtimit eshte eliminimi i demokracise se brendshme ne PD perqendrimi i saj ne pak duar perzgjedhja e gabuar e kandidateve per deputete pa u pyetur deget dhe pa u miratuar ne Keshillin
Kombetar tarafet dhe miqesite e semura klienteliste ne emerime zyrtaresh spostimi
i pjeses se djathte me shume ithtare pas vetes moskthimi i pronave demshperblimi
i ngadalte i ish te persekutuarve politike politika perulese e Berishes ndaj Greqise
pakenaqesite e demokrateve te thjeshte qe nuk i ka sajdisur njeri qe lidhet me shkeputjen
seksion-dege organizimi i drejtimit partiak me pushtet te perqendruar ne dore
te te deleguarve si kryetare qarqesh nepotizmi i theksuar sidomos te ministrat e
zyrtaret e larte kalimi i posteve politike kryesisht te njerez me prejardhje e kontribute
te majta akuzat ndaj Berishes per korrupsion e mospaditja prej tij e akuzatoreve
ne prokurori ndertimi e frekuentimi i zyrtareve te larte te PD-se ne vila pushimi
ne mal e ne bregdet te cilat populli i sheh dhe i komenton sipas oreksit sherbimi i
keq ndaj popullit nga administrata shteterore qe kerkon te paguhet nen dore per
cdo sherbim korrupsioni i fshehte dhe lufta kunder tij shpesh e gabuar duke u liruar te
arrestuarit si te pafajshem humbja e besimit te popullit te drejtesia problemet me
biznesin e vogel mospagimi i detyrimeve te shtetit ndaj biznesit te madh kryesisht ne
ndertim per punime te kryera e te pafinancuara qe kane cuar ne pagimin e vonuar te
rrogave te punetoreve duke bere fajtore qeverine sherbimi shume i keq nga elektriku
ne faturime te larta te padrejta e pa fatura cmimi i larte i sherbimit celular dhe
karburanteve e cilesia e dobet e tyre etj... etj... etj...

Bej pyetjen Kush e fitoi pushtetin dhe qeverisjen e vendit
Partia Demokratike me anetaret e saj apo ata qe moren postet ne qeveri parlament institucione qendrore e lokale. Le te pyesin se ku gjenden militantet dhe pjesa me e madhe e drejtuesve te
seksioneve e kryesive e degeve ne rrethe. Kemi thene qe marrja e pushtetit nuk eshte
qellim ne vetvete po zhvillim i demokracise. Se pari demokracia fillon brenda partise e qe aty rrezaton ne qeverisje. Qeverisja nuk duhet te kaloje vetem ne disa duar pushteti nuk duhet te perqendrohet por te shperndahet dhe te delegohet. Qellimi kryesor i pushtetit eshte realizimi i
programit te partise fituese nepermjet qeverisjes. Kur demokratet nuk marrin pjese
ne qeverisje qe nga nepunesia me e vogel e deri te me e madhja kush do ta mbroje
qeverisjen Ata kane premtuar ne fushaten elektorale te kaluar 2005 sipas programit
te partise dhe pas fitores 2005-2009 eshte e drejta e tyre te ushtrojne pushtetin qe ato
te permbushen. Por kur ata nuk pranohen ne qeverisje nga baza e deri ne maje sipas
shkalles se arsimimit meritave e kontributeve ne parti nuk mund te mbajne premtimet
e dhena gjate fushates. Pra pjesemarrja ne pushtet nuk eshte ndarje torte e
postesh por detyrim e solidaritet partiak qe angazhon anetaret e partise ne realizimin e
programit qe ata kane lancuar ne publik. Kur ata e shohin veten jashte ketij angazhimi
e sidomos kur ne vend te tyre ne poste e detyra shteterore shohin farefis krushqi e
miq te ministrave e deputeteve njerez qe paguajne vendin e punes kundershtare
politike e njerez me pak te shkolluar se veten e tyre mbeten teresisht te zhgenjyer.
Udheheqja i di keto prandaj nuk ben analiza ne deget e PD-se dhe ne Keshillin
Kombetar se do te gjendet perballe nje rrebeshi kritikash te rrepta te cilat nuk i
pelqejne. Ky eshte shkaku qe Partia Demokratike tkurret. Kjo i shqeteson te
gjithe militantet e PD-se por ata nuk perfillen. Per sa me siper shkak tjeter eshte
shuarja perfundimtare e demokracise se brendshme ne PD shkeputja e saj nga baza
demokrate e lene pas dore largimi i elektoratit te djathte te cilit nuk iu zgjidhen
problemet e pronesise punesimit strehimit etj... largimi i drejtuesve kryesore nga PDja.
Partia u la ne dore te Flamur Nokes nje person pa pervoje i emeruar ne kundershtim me
statutin nga Berisha si sekretar organizativ qe nuk e justifikoi veten ne lidhje me kontaktet
e ankesat e demokrateve. Sigurisht qe forcat kryesore te partise shkojne ne qeverisje por partia duhet ruajtur duhet forcuar duhet zmadhuar e kontaktuar me bazen. Pas zgjedhjeve te 2009 filloi te merrte takime e te organizonte seksionet e PD-se ne Tirane zoti Aldo Bumci por edhe
ai ka nevoje per krahe se eshte vetem dhe nuk ka as mbeshtetjen e kryesise se PD-se se
kjo akoma nuk eshte zgjedhur. Pra kreret e partise rane pas posteve shteterore duke lene jetime PD-ne. shte tjeter te shkosh nje here ne muaj apo dy here ne muaj ne PD sa per te pare godinen e saj dhe tjeter te marresh detyra konkrete per te gjalleruar jeten e saj. Astrit Patozi shkon pothuajse perdite ne PD ne zyren e nenkryetarit por nuk takon dhe pret ndonjehere ndonje
hallexhi. Ai eshte person i pazgjedhur per vete. E mban padrejtesisht edhe zyren e n/kryetarit dhe nuk ka atributet e ketij posti.

Lufta per pushtet ka qene gjithe problematika e degeve ne rrethe lufte per drejtore per kryetare komunash e bashkish lufte per poste ne dikasteret e institucionet qendrore mundesisht aty ku kish para. Se dyti pushteti partiak u grumbullua ne duart e te deleguarve te qarqeve te cilet duke qene kryesisht ministra kishin detyra me te rendesishme ato te shtetit sesa te partise.
Pra takimet e tyre me qarqet dhe problematiken qe ata kujtojne se e njohin jane te
zbehta jo te thella dhe vendimet e tyre shpesh jane te gabuara ne drejtim te vendosjes
se drejtoreve nepunesve etj... Per takime partiake me bazen as qe behet fjale. Kjo metode qe u fut pas viti 2004 per mendimin tim nuk rezultoi efikase. Me pare nje kryetar grupi mbulonte nje dege rrethi tani kryetari i grupit mbulon disa dege te nje qarku duke e zgjeruar dhe veshtiresuar
punen e tij ne njohjen e njerezve te problemeve dhe te takimeve partiake. Kryetari i
grupit te qarkut ka edhe njerez te tjere ne grup por ata jo vetem qe nuk duken se rralle i lajmerojne te shkojne pas kryetarit te grupit por eshte trasheguar zakoni qe problemet nuk i zgjidh asnje anetar i grupit pervec kryetarit. Pra kryetari i qarkut eshte nje Sali Berishe i vogel
jo ne kuptimin e keq te fjales se atij vertet i takon te marre vendimet ne ate qark por nje njeri i vetem me te pakten disa kryetare degesh e sekretare dhe disa dhjetera grupseksione ne komuna qe kane nga nje kryetar e sekretar qe ngrene probleme nga me te ndryshmet secili per vete
nuk mund te perballohen. Mbingarkesa sjell gabime pa permendur thashethemet e intrigat qe eshte e veshtire ti ndash nga e verteta. Mendoj qe pikerisht kjo menyre e organizimit te PD-se ka qene nje faktor qe coi ne perzgjedhjen jo te mire te kandidateve per deputete me pasoje rezultatin e dobet te PD-se. Per mua ishte me mire nje kryetar grupi per cdo rreth. Keshtu situata mbahet
me mire ne kontroll dhe takimet me bazen e partise jane me te shpeshta dhe efikase.
Arsye tjeter ka qene se ka munguar lidhja e degeve me seksionet dhe e qendres me
deget. Jo me kryetaret por me bazen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›