E Diel, 1 Nëntor 2026

Pacolli zyrtarizon njohjen e Kosovës nga Kamorret

Prishtinë - Bexhet Pacolli sjell dokumentin zyrtar të njohjes së Pavarësisë së Kosovës nga ana e Ishujve Komore. Kryetari i Aleancës Kosova e Re thotë se kjo është një njohje pas një fushate lobuese të tij në këtë vend jug-afrikan.

Pacolli pati njoftuar edhe më herët për njohjen e Republikës së Kosovës nga Ishujt Komore, por, ky fakt nuk është konfirmuar ende nga Ministria e Jashtme kosovare.

Ndërkohë, Pacolli është zotuar se do të vazhdojë fushatën lobuese të mëtejme. Së fundmi, Pacolli ka zhvilluar takime në Lesoto, në Afrikën e Jugut, Kenia, në Tanzani, etj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›