Ruçi: Berisha t`u japë llogari shqiptarëve për rritjen galopante të çmimeve
Pas fjalës së kryeministrit ne Kuvend ka reaguar kreu i grupit kuvendor i PS-së Gramoz Ruçi, i cili deklaroi se Berisha në vend të shikojë problemet e qeverisë së tij drejton gishtin e fajit nga opozita.
Nuk ka kryeministër në botë që drejton gishtin te opozita, por opozitën që i drejton kryeministrit gishtin. Akoma pas 20 vjetësh, nuk e ke kuptuar se ky sistem është i opozitës dhe t`i në vend të kërkosh llogari duhet të japësh llogari, tha Ruçi për kryeministrin.
Çfarë t`i themi në qytetarëve që u ke rritur thuajse dyfish vajin apo makaronat, apo pensionistëve që u ke rritur pensionet kur i ke rritur çdo produkt. Këtë duhet të bësh, të japësh llogari për qeverisjen tënde e jo të mbulosh korrupsionin galopant me ilaçet, tha kreu i grupit kuvendor Gramoz Ruçi gjatë replikës së tij me kryeministrin Berisha. ora-news