Pa konkurrencë nuk ka asnjëherë liri dhe demokraci reale
Pa frike mund të them se konkurrenca është motori dhe shpirti i zhvillimit të nje shoqerie të lire e demokratike në tëre aspektet e sektoret e saj vitale të administrimit e menaxhimit të biznesit, pushtetit, e jetes shoqerore.
Në baze të lirise dhe barazise se kushteve të konkurrences përcaktohet jo vetem shkalla e demokracise se nje vendi apo kombi, por edhe shkalla e zhvillimit e mireqenjes se tij e qytetareve të tij. Mirepo armiku me i madh i konkurrences është monopolizimi i tregut i ideve e deri i jetes se njerezve siç bejne vendet diktatoriale që çdo gje merret dhe vendoset nga nje grusht njerëzish, ku historia na ka mesuar nder shekuj se ku është zbatuar apo lejuar të zbatohet kjo praktike mbytese, kombet e tyre kane shkuar në buze të gremines apo kane rene në gremine fare e jane mbuluar me pluhurin e harreses së historise.
Per me tëper, monopoli jo vetem përqendron pasuri të madhe në menyre të padrejte në nje grusht njerëzish, por është në të njejten kohe vrases i zhvillimit të shoqerise e vendit ku zhvillohet duke nxitur e përkrahur korrupsionin, ryshfetin, krimin e organizuar si fenomene mjaft negative të nje shoqerie në lengim. Mirepo, ky monopolizim e perqendrim i fateve të vendit e zhvillimit në nje grusht njerezish apo të nje njeriu të vetem, siç ishte rasti i regjimit që nganjehere mendojme se e kemi lene pas, nuk arrihet e nuk ndodh brenda nje nate pasi edhe kur ndodhin grushte shteti iu duhet ca kohe për a konsoliduar pushtetin e tyre.
Nese shqiptaret realisht duan të dine se ku ndodhen, nga kush qeverisen e cila do jete perspektiva e zhvillimit, integrimit e përparimit të vendit mjafton t’i referohen e masin nje element mjaft përcaktues siç është KONKURRENCA.
Konkurrenca ecen e zhvillohet në raport të drejte me lirite dhe të drejtat themelore të njeriut dhe në vartesi të lirise përcaktohen edhe zhvillimi, integrimi e begatimi i nje vendi. E për të siguruar keto liri e barazi, shoqerite perendimore kane krijuar e zhvilluar shtetin demokratik e kapitalist ku funksioni i tij kryesor është roli i koordinatorit të shoqerise, mbledhjes e rishperndarjes se te ardhurave, nxitja e mbeshtetja e individeve e grupimeve që premtojne progres e zhvillim e jo privatizimi i të drejtave të shoqerise që nuk kane asgje të përbashket me sistemin demokratik.