E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ideja e mosndërhyrjes për shkak të emigrantëve, nuk vlen më

U ben kaq vjet që shqiptaret ikin e vine në Greqi si dhe vende të tjera. U be dhe kaq kohe që flasim e shkruajme për problemet, rreziqet dhe frikat e ndryshme që gjoja cenojne Shqiperine. Nuk them se Shqiperia s’ka bukuri, pasuri dhe pjese strategjike, por mire është të shohim pak dhe të krahasohemi me vende të tjera. Kishte në Greqi dhe Rumune, dhe Bullgare emigrant. Dhe ata pa dokumente e me probleme. Shikoni ku jane tani. Në Evrope me të drejta të çdo shtetasi evropian. Dhe në Greqi vine vetem për plazh. Zona veriore e Greqise shpesh vene dhe bejne pazarin e javes në Bullgari se është me lire dhe leverdis dhe kthehen prape pa probleme etj, etj.

Ndersa në Shqiperi ç’behet? Vertet politika Greke me ate shqiptare ka pas konflikte, lufte dhe armiqesi. Kjo s’mohohet. Por nuk iket me mendimet e viteve 70 - 80 as me ato pretendime nga asnje nga palet. Emigracioni shqiptar në Greqi vajti kaq vite. Pothuajse 70% jane me dokumente përfshire dhe “vorioepirotet”, sepse le të kene marre karta të ndryshme, por akoma jane shtetas shqiptare. Dua të them pak jane ata tashme që nuk kane qofte nje lloj identifikimi ose vertetimi.

Atehere pse trembet Berisha ose politika shqiptare gjoja se ka hallin e emigranteve dhe nuk nderhyn ? (bull shit). Kujt ia shesin keto dhe me vjen keq që disa besojne kete konkluzion. Disa vite me pare po ndodhte, por jo me tani.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›